Reperi i njohur nga Gjilani, Blleki, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Shkoj” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për ‘beat’-in dhe miksimin është përkujdesur Erno.
Masterizimi ndërkohë është realizuar nga Don Gima me video nga Kotorri.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Flamur Rukovcit (emri i vërtetë).
Veç në kanalin e lartpërmendur, ky projekt është i disponueshëm edhe në platformat e tjera muzikore.
Blleki po vazhdon që një kohë të jetë artist i pavarur, pas largimit nga grupi PINT.