Kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka treguar për takimin e tij në Shkup, ku ka qenë i pranishëm edhe komisioneri Johannes Hahn.
“Në takimin vjetor të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, pata mundësinë të flasë për angazhimin e Kosovës në përmbushjen e agjendës evropiane të reformave dhe nevojën për ta zënë hapin me vendet e tjera”, ka thënë Hoxhaj, përcjell Koha.net.
“Në takimin ku ishte i pranishëm edhe me Komisioneri Hahn theksova se Kosova këtë vit po synon të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”.