0.8 C
Pristina
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

spot_img

Prokuroria themelore në Prishtinë konfirmon se ka nisur ta trajtojë skandalin e kurdisjeve

Pas raportimeve të “Gazetës Express” rreth nisjes së hetimeve të Prokurorisë themelore në Prishtinë dhe të Policisë së Kosovëspër skandalin e kurdisjes së ndeshjeve, ka reaguar përmes një komunikate për shtyp edhe vetë kjo Prokurori.

Ajo, përmes një njoftimi shpjegoi se është duke e përcjellë me kujdes këtë çështje dhe se është duke u marrë me këtë punë, por që nuk dha më shumë detaje për rastin në fjalë, shkruan “Gazeta Express”.

“Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë”, shkruan në njoftimin e Prokurorisë themelore të Prishtinës.

Mbrëmë vonë mediat franceze raportuan se të paktën katër ndeshje të futbollit të Kosovës dyshohet se janë kurdisur dhe ato e përfshinë klubin e futbollit Llapi si protagonist të kësaj dukurie negative, me ç’rast janë arrestuar 9 persona në Francë, përfshirë këtu katër nga Kosova, të akuzuar për përfshirje në kurdisje përmes kompanive të basteve, ku kanë lëvizur kuotat në mënyrë të dyshimtë, në hetimet që janë bërë në 12 muajt e fundit. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img