-1.9 C
Pristina
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

spot_img

Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina

Asambleja e Kombeve të Bashkuara ka votuar rezolutën për paqe në Ukrainë, kur po hymë në njëvjetorin e luftës së paprovokuar të Rusisë.

Sipas kësaj rezoluteje, që është propozuar nga Gjermania, do të urdhërohet menjëherë tërheqja e forcave ruse nga Ukraina, raporton Deutsche Welle, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Dokumenti përsërit kërkesën e saj që Federata Ruse të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe bën thirrje për ndërprerjen e armiqësive”, thuhet në rezolutë.

 

Nga të gjitha shtetet anëtare, 141 votuan pro kësaj rezoluteje, 7 votuan kundër ndërsa 32 shtete abstenuan, në mesin e tyre Kina dhe India.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë të detyrueshme, dhe kanë kryesisht peshë simbolike në Kombet e Bashkuara. Megjithatë, ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, Rusia nuk mund t’i kundërshtojë ato në mënyrë të njëanshme. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img