1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Kurti: Plani franko-gjerman nuk është produkt i negociatave, e dizajnuan aleatët

Kryeministri Albin Kurti, duke u përgjigjur në një pyetje të deputetes së PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, mbi përfshirjen e temës së kishave serbe në propozimin e Bashkimit Europian, tha se plani franko-gjerman nuk është produkt i negociatave të tij në Bruksel.

Kurti tha se ky propozim më shumë ka të bëjë me procesin e zhvilluar në Bruksel në më shumë se një dekadë.

“Nuk është produkt i negocimit…propozimi, meqenëse më 18 gusht është hapur tema për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes pa pasë takime për atë temë meqenëse pala tjetër nuk ka qenë e interesuar dhe as e gatshme për këtë dhe tri javë pas atij takimi vjen propozimi. Nuk është që ne kemi negociuar dhe është sjellë propozimi. Propozimi shumë më shumë ka të bëjë me historinë të më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit. Dhe nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve. Nuk është që unë kam kërkuar diçka e është në atë propozim apo pala tjetër. Aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar, pra si një pako, që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe i cili përmban njohjen de-facto”, tha Kurti në foltoren e Kuvendit. 

Ai tregoi edhe për statusin e kishës ortodokse serbe në Kosovë dhe se çka përmban rreth kësaj pike në propozimin e BE-së.

“Propozimi për marrëveshje përmban një pikë mbi formalizimin e statusit të kishës ortodokse serbe. Formalizimi nuk nënkupton negocim mbi statusin e saj e as diskutim mbi të drejta të veçanta. Formalizimi i referohet njohjes së kishës serbe si person juridik fetar, përkatësisht bashkësi fetare në legjislacionin e brendshëm të Kosovës. Një gjë e tillë nuk nënkupton asgjë të veçantë, por thjesht përmbushjen e detyrimit të Republikës së Kosovës ndaj të gjitha bashkësive fetare sa i përket të drejtave që atyre ua njeh Konventa Europiane për të Drejtat Njeriut, e cila është dokument përbërës i Kushtetutës sonë”.

Kurti tha se formalizimi tashmë është bërë përmes njohjes së saj si një nga bashkësitë fetare në Republikën e Kosovën në ligjin përkatës.

“Ne nuk refuzojmë t’i njohim të drejtat dhe liritë e njeriut të asnjë komuniteti fetar”, tha Kurti, derisa shtoi se statusin aktual të manastireve ortodokse serbe nuk mund ta ndërrojë. 

“Më lejoni t’ju rikujtoj se statusi që manastiret e kishës ortodokse serbe kanë aktualisht në sistemin kushtetues të Kosovës është produkt i negociatave të Vjenës dhe propozimit të ish-presidentit Ahtisaari dhe një standard i tillë është përfshirë në Kushtetutën e Kosovës pavarësisht që në atë kohë me kundërshtimin tim dhe subjektit tim që e udhëheq. Një element të tillë të Kushtetutës sonë tashmë s’mund ta ndryshoj. E kam trashëguar, andaj  i takon një analizë politike-historike se kush janë faktorët që ajo ka rezultuar të jetë e tillë”.

Kurti këtu dha një zotim.

“Unë mund t’ju garantoj që asgjë e veçantë, privilegjuese apo historikisht kontestuese e që ka të bëjë me kishën ortodokse serbe nuk do të pranoja asnjëherë që të përfshihej në një marrëveshje sikur kjo”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img