Lojtarët e Leipzig dhe Manchester City kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, andaj vendimi për skuadrën çerekfinaliste do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Etihad” më 14 mars.
Skuadra e Pep Guardiolas ishte dukshëm më e mirë në pjesën e parë, ku dominoi absolutisht, por Leipzig i befasoi në të dytën.
Trajneri i skuadrës gjermane, bëri një ndryshim në formacion në fillim të pjesës së dytë të lojës, më pas një tjetër në minutën e 66-të dhe më pas, pas barazimit në minutën e 70-të që shënoi përfaqësuesi kroat Gvardiol.
Nga ana tjetër, vendimi i Pep Guardiolës, i cili vendosi të mos bëjë ndryshim në këtë ndeshje, ishte i pabesueshëm.
Ai vendosi t’i kalojë të gjitha 90 minutat në fushë me të njëjtët 11 lojtarë që e nisën ndeshjen, gjë që është e padëgjuar në një ndeshje të këtij niveli, si në Ligën e Kampionëve.
E kur gazetarët i kërkuan të shpjegonte arsyet për këtë, Guardiola reagoi me tërbim.
“Unë jam trajner dhe luaj si të dua. Unë vendos nëse do të bëj ndryshime apo jo. Është kaq e thjeshtë”, tha Guardiola.