-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina mposhtet edhe nga “ish”-at e saj, shkëputet Gjilani

FC Prishtina e ka pësuar humbjen e tretë radhazi në Superligë.

Bardhekaltrit u mposhtën sot nga Drita me rezultat 1:2 në derbin e xhiros së 21-të të ligës elitare.

Kryeqytetasit avancuan të parët me Jalen Aleix Blesan, i cili shënoi në pjesën e parë pas një depërtimit të bukur.

Por, ekipi i Ismet Munishit nuk ia doli ta ruante këtë epërsi në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan.

Madje, prishtinasit u dënuan pikërisht nga ish-futbollistët e tyre.

Fillimisht, rezultatin në fund të 45 minutëshit të parë e barazoi Besnik Krasniqi, i cili shënoi nga penalltia pasi më parë 11 metërsh shkaktoi portieri Nika.

E golin e dytë të gjilanasve e shënoi një tjetër “ish” i Prishtinës, Blend Baftiu, i cili realizoi me kokë në fillim të pjesës së dytë.

Gjilanasit e qëlluan dy herë edhe shtyllën dhe patën raste të tjera të mira shënimi.

Kjo humbje e thellon krizën e Prishtinës, të cilën e le prapa Top 3, i cili çon në garat evropiane.

E Drita e mori përkohësisht primatin me pikë të njëjta me Ballkanin, i cili e ka një lojë më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Gjilani e shfrytëzoi këtë gabim të Bardhekaltërve për t’u shkëputur në pozitën e tretë.

“Skifterat” nga ana e tyre e mposhtën Drenicën në udhëtim me rezultat 2:1.

Golat për gjilanasit i shënuan Kelmendi dhe Zabërgja, kurse golin e pamjaftushëm për Kuqezinjtë e shënoi Dervishaj.

Drenica me këtë humbje mbetet në pozitën e parafundit në tabelë.

Kurse, dueli mes Malishevës dhe Ferizajt u mbyll baras, 1:1.

Për vendësit shënoi Mustafa, kurse për ferizajasit rezultatin e barazoi Halili në minutat shtesë të pjesës së parë.

Këto dy skuadra vazhdojnë të mbesin në fund të tabelës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img