4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Propozimi franko-gjerman temë kyçe, zbulohet agjenda e takimit të 27 shkurtit në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq më 27 shkurt e ku do të diskutojnë për propozimin franko-gjerman. 

Siç njoftohet në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak fillimisht do të mbajnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin. Këto takime do të fillojnë në orën 15:00.

Pas kësaj, do të pasohet edhe një takim i përbashkët Kurti-Vuçiq.

“Takimi do të fokusohet ne propozimin e BE-së për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin zyrtare të Brukselit.

Pas takimit, është planifikuar edhe një konferencë për media e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell. 

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe Kurti edhe Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img