-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hoti i reagon Kurtit pasi u ankua se shumë ligje po përfundojnë në Kushtetuese: Ka qëllime politike jo fisnike

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti u ankua në mbledhjen e Qeverisë se shumë ligje po përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese. 

Duke iu përgjigjur kësaj deklarate, Hoti ka thënë se ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht.

“Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues. Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, Kurti tha se disa ligje “jo rastësisht” janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita, meqë sipas tij partitë opozitare po përpiqen t’i “paralizojnë reformat”.

“Në historinë 15-vjeçare të shtetit të pavarur të Kosovës nuk mbahet në mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese brenda një kohe kaq të shkurtër”, tha Kurti.

“Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave”, shtoi ai.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar dje Gjykatës Kushtetuese lidhur me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img