Më herët u raportua se në autostradën “Ibrahim Rugova” ka pasur rrëshqitje të dheut.
Rrëshqitja e dheut ka ndodhur në Suharekë, në kilometrin e 26-të mes Suharekës dhe Prizrenit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante, teksa ato i ka shoqëruar edhe kryetari i Suahrekës, Bali Muharremaj.
Ai ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes po punojnë në zhbllokimin e këtij segmenti rrugor.
“Sapo jam njoftuar që ka rrëshqitje të dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në kilometrin e 26-të në mes të Suharekës dhe Prizrenit, kam dalë në vendin e ngjarjes.
Ekipet e mirëmbajtjes ishin në teren, duke punuar vazhdimisht deri në zhbllokimin e këtij segmenti rrugor.
Natyrisht, besoj që ka edhe mirëkuptim nga ana e qytetarëve deri në zgjidhjen e kësaj situate” ka thënë Muharremaj.
I pari i Suharekës ka ndarë edhe pamje nga vendi i ngjarjes.