Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për negociatat e Vjenës, ku tha se anipse 18 muaj të procesit negociator kanë rezultuar të suksesshëm, Vetëvendosja në Prishtinë stimuloi pakënaqësi.
Ai tha se VV’ja në atë kohë thoshte se nuk do të ndodhte 17 shkurti.
Haziri në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se këtë pakënaqësi VV-ja e stimuloi si një lëvizje jo politike.
“18 muaj të procesit negociator kanë rezultu të suksesshëm , jo pse ka pas qetësi politikë në Prishtinë, nuk ka pas qetësi. Për shkak se u stimulu në Prishtinë pakënaqësia kundër porcesit negociator të Vjenës, dhe atë stimulim e shkaktoi VV’ja si lëvizje, jo politike në atë kohë, por si lëvizje e pakënaqësisë qytetarë duke e ndjell atë që në atë kohë thuhej nuk ka status final, nuk ka pavarësi, do të jetë tutor dikush i këtij shteti, ai qëndrim politik u përcjell deri më 16 shkurt”.
Tutje, Haziri tha se populli kosovar e dinte që më 17 shkurt do të shpallej Pavarësia e Kosovës, anipse asgjë nuk thuhej publikisht.
“Njerëzit dhe ekipet politike, populli që 17 shkurtin me prit në ora 15:00 edhe pse nuk thuhej publikisht, ka qenë sekret publik që secila shtëpi e ka ditë. Në Prishtinë ka pas qëndrim politik që nuk do të ndodh e 17’, sikur me thon nuk lind dielli në mëngjes nesër”.