1.7 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Autoriteti i Konkurrencës dhe Oda Amerikane zotohen për mbrojtjen e konkurrencës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të fuqizojnë bashkëpunimin e tyre në aspekt të vetëdijësimit të bizneseve për dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fushën e mbrojtjes së konkurrencës. Kjo u bë e ditur pas takimit ndërmjet kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Valon Prestreshi dhe Drejtorit Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka.

Gjatë takimit u bisedua për rolin e rëndësishëm që Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka në funksionalizimin e plotë të ekonomisë së tregut dhe rrjedhimisht garantimin e një mjedisi të barabartë për të gjithë operatorët ekonomik në vend.

Prestreshi dhe Zeka u dakorduan për organizimin e punëtorive të përbashkëta vetëdijësuese për ndërmarrjet private dhe organizatat publike, me qëllim të vetëdijësimit të tyre përkitazi me dispozitat ligjore që mbrojnë konkurrencën e lirë dhe aktivitetet të cilat mund të cenojnë konkurrencën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img