-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Murati takohet me shefin e ri të BERZh-it në Kosovë, flasin për sektorin e energjisë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues shefin e ri të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZh) për Kosovë, Sergiy Maslichenko.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për zbatimin e projekteve mes Qeverisë dhe BERZH-it, dhe thellimin e bashkëpunimit.

“Gjatë takimit u diskutua lidhur me projektet kryesore infrastrukturore të Qeverisë së Republikës së Kosovës me BERZh, ecurinë e zbatimit të tyre, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.Me këtë rast, delegacioni i BERZh-it shprehu gatishmërinë për të vazhduar diskutimin në fushat me interes për vendin tonë, me theks të veçantë në sektorin e energjisë”, thuhet në njoftim.

Teksa thuhet se ministri Murati ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me BERZh-in dhe rolin e Bankës në financimin e projekteve të ndryshme të cilat kanë kontribuar dukshëm në përmirësimin e shërbimeve të rëndësishme për qytetarët e Kosovës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img