Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nesër do të presë në takim ambasadorin jorezident të Pakistanit, Yousaf Junaid.
Kështu ka bërë të ditur Kabineti i Kryetarit.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin jorezident të Pakistanit, Yousaf Junaid” thuhet në njoftim.
Takimi pritet të fillojë në ora 11:50.