Prokurori i ZPS-së, ka paraqitur para trupit gjykues akuzat për të cilat akuzohet Pjetër Shala.
Prokurori ka thënë se Shala akuzohet me katër akuza për krime lufte, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme të gjitha këto të kryera në fabrikën e metalit në Kukës.
“I akuzuari ngarkohet me këto vepra penale. Akuzohet si anëtarë i ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, ka thënë Prokurori.
Gjykatësja pastaj ka pyetur Pjetër Shalën se a i kupton akuzat më të cilat ngarkohet.
Shala ka thënë se nuk i pranon.
“I kuptoj por nuk i pranoj të gjitha janë shpifje dhe trillime. Jam i pafajshëm”, ka thënë Shala.