Vendosjet e trupave ushtarake dhe tanke nga ana e shtetëve kryesore të NATO-s në baltik duket se ka stepur Rusinë e cila e sheh këtë mobilizim si të rrezikshëm raporton agjencia e lajmeve RIA.
Zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Alexei Meshkov, duke thënë se Moska është duke vëzhguar nga afër kalimin e trupave gjermane vetëm 100 km larg dhe se do të sigurohet për e saj garantimin e sigurisë së vendit.
“Kjo vendosje natyrisht që është kërcënim ndaj nesh,” thotë Meshkov
“E kush tha se do të përfundojë me kaq? Nuk kemi informata të tilla. Për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, ne po shohim trupa gjermane përgjatë kufijve tanë,” ka thënë ai./SYRI.net/