0.3 C
Pristina
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

spot_img

Pa paralajmërim, Biden viziton Kievin – shihet rrugëve të kryeqytetit ukrainas

Pavarësisht se nuk ishte paralajmëruar dhe thuhej se do të udhëtojë për në Poloni, presidenti amerikan Joe Biden ka arritur tashmë në kryeqytetin ukrainas – Kiev.

Ai është filmuar duke ecur rrugëve të Kievit i shoqëruar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Shumë media botërore  kanë raportuar nga mëngjesi se Biden mund të vizitojë sot Kievin, por ishte vetëm në suaza të hamendësimit.

Banorët e Kievit nga mëngjesi kanë publikuar video ku shihen masa të rrepta të sigurisë dhe bllokim të shumë rrugëve, duke thënë se është paralajmëruar vizita e një grupi diplomatësh duke mos specifikuar se për këtë bëhet fjalë.

Në videon amatore shihen shumë forca që kanë rrethuar pjesën e qytetit të Kievit që po e viziton Biden, kurse Zelensky në orët e para të mëngjesit ka njoftuar se situata është e rëndë.

Prej fillimit të luftës ishte përfolur vizita e Bidenit në Ukrainë, por deri më sot nuk ka patur asgjë zyrtare për këtë çështje.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img