8.1 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Muja: Kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja ka dal kundër matjes së territorit nga komisioni i themeluar nga Qeveria e Kosovës.

Madje, Muja tha se kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi sa më parë, pasi nuk po sillet në mënyrë serioze me temat e rëndësishme, siç është çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

“…Qeveria po mundohet të na fut në lajthitje dhe të na bëjë fajtore para publikut të Kosovës. Dhe Qeveria e Kosovës është fajtor, por edhe ne nuk jemi pa faj sepse nuk i kemi përfunduar gjitha ato mundësi të cilat ne mund t’i shterim brenda Kuvendit, të dalim unik me propozime konkrete. Ka dy vjet e gjysmë që terrorizohet publiku me personalitete jo serioze të kësaj qeverie e cila duhet të shkoj sa më shpejt në shtëpi”, tha Muja.

Deputeti reagoi edhe ndaj deklaratave të kryetarit të Kuvendit, i cili kur e ftoi ta marrë fjalën e cilësoi si deputet pa grup parlamentar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img