-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti reagon ndaj sulmeve të zyrtarëve doganorë nga kontrabandistët

Ministri i Financave Avdullah Hoti reagon ndaj sulmeve të shpeshta që po ndodhin kohëve të fundit ndaj zyrtarëve doganorë nga kontrabandistët, siç ishte edhe rasti i fundit më 6 shkurt që ndodhi në Vushtrri ku u sulmua ekipi i doganierëve të Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit, që po ndiqte një rast të aktivitetit kontrabandues me derivate nga Serbia përmes Mitrovicës veriore.

Në këtë rast janë lënduar doganierët.

Ministri i Financave Avdullah Hoti shpreh shqetësimin dhe dënon ashpër këto raste dhe gjithashtu  shpreh angazhimin e tij  që në bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente do të angazhohet që doganierët të jenë të mbrojtur dhe të respektuar në punën e tyre dhe sulmuesit të dalin para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin sipas ligjit.

“Shteti i Kosovës parasheh të sigurojë sivjet 1 miliard e 108 milionë euro nga Dogana e Kosovës. Prandaj, kemi obligim shtetëror që të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme për doganierët për të kryer punën e tyre pa u rrezikuar fizikisht nga njerëz të papërgjegjshëm dhe kontrabandistë. Zero tolerancë ndaj atyre që sulmojnë zyrtarët doganorë apo cilindo zyrtarë tjetër shtetërorë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img