Policia e Kosovës ka arrestuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti.
Derguti është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Sipas Policisë së Kosovës, deputetja e VV-së, është ndaluar nga njësitet relevante policore të stacionit policor Vushtrri, bazuar në urdhëresë, dhe të njejtën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë të njëjtën e kanë shoqëruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Policia deklaron se deputetja Dërguti ka bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta është shoqëruar në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë.
Më poshtë keni urdhër-arrestin e Gjykatës Themelore në Prishtinë