Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, mbrëmjen e ditës së djeshme.
I njëjti dyshohet se e kishte kanosur një femër me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës, kjo nuk ishte hera e parë që i dashuri e saj e kishte kanosur.
Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës i dyshuari edhe më parë e ka kanosur dhe rasti ka qenë i denoncuar në polici. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.