3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Prishtina është kryeqyteti i Republikës, Prekazi është i kryengritjes shqiptare

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të Kryeministrit në përvjetorin e 15-të të shpalljes së Pavarësisë.

Në shënim të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri  Albin Kurti, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, morën pjesë në ngritjen solemne të flamurit të së Kosovës, nën intonimin e himnit shtetëror.

“Pasi nderuan flamurin e Republikës së Kosovës, homazhe u bënë edhe te Monumenti i të Pagjeturve, për të vazhduar pastaj me homazhe dhe vendosje të luleve të freskëta edhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminiustrit.

Kryeministri Kurti me rastin e 17 Shkurtit, bëri homazhe dhe vendosi lule edhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke e quajtur këtë të fundit si kryeqytetin e kryengritjes.

“Teksa festojmë dhe gëzohemi në këtë 15-vjetor të Shpalljes së Pavarësisë, i kujtojmë me mall, dhembje e krenari ata të cilët u vetëmohuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit. Prishtina është i kryeqytet i Republikës por Prekazi është kryeqytet i kryengritjes shqiptare’’, u shpreh kryeministri.

Vizita në Prekaz, shtoi më tej, në këtë ditë kaq të rëndësishme për popullin dhe historinë tonë, tregon që rruga jonë përpara gjithmonë e ka në mendje dhe në kujtesë çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë që gëzojmë.

Pas Prekazit, kryeministri Kurti bëri nderimet e tij edhe te Monumenti i Policëve të Rënë në detyrë, si dhe te monumenti “Heroinat”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img