13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Osmani, Kurti e Konjufca sërish nuk i përmendin ish-krerët e UÇK-së

Krerët institucionalë të Republikës së Kosovës as këtë 17 Shkurt nuk i kanë përmendur ish-kryeministrin Hashim Thaçi, i cili kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë.

Në adresimet e tyre gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, e cila është mbajtur për nder të 15-vjetorit të pavarësisë, ata kanë anashkaluar sërish edhe ish-krerët tjerë të UÇK-së, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë.

Para deputetëve, Osmani, Konjufca dhe Kurti kanë kujtuar sakrificën e gjithë popullit për liri dhe kanë falënderuar aleatët për mbështetjen, por nuk e kanë parë të arsyeshme të përmendin emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po përballen me një padrejtësisë në Hagë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sakrificën e komandantit të legjendar Adem Jashari dhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ajo ka falënderuar po ashtu miqtë ndërkombëtar që kanë kontribuar në shtet ndërtimin e Kosovës.

Sot i rikujtojmë e i falënderohemi edhe miqve tanë, aleatët tanë, të cilët kanë qenë së bashku me ne përherë. Kur ne ishim të shtypur e luftonim për lirinë. Ata janë këtu edhe sot, partner të besueshëm e të qëndrueshëm me të cilët bashkërisht po e ndërtojmë të ardhmen tonë,”- ka shtuar tutje Osmani.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës e Kosovës për Ditën e Pavarësisë.

Ai nuk ka harruar të përmend sakrificën e UÇK-së, duke thënë se lufta e saj ishte e drejtë.

Trungu ynë u ujit me gjakun e UÇK-së, e cila zhvilloi lutë të drejtë dhe mbrojtëse. Kjo ishte lufte e domosdoshme e popullit tonë, e cila u kurorëzuar me pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Sakrificën e UÇK-së e ka përmendur edhe kryeministri Albin Kurti.

Shkurti është muaj me më së paku ditë por mes tyre ka një ditë që për ka denduria e peshës kombëtare dhe historike ka efekt zgjatues ndaj përjetimit tonë të kësaj periudhe. Ajo është dita e 17 e muajit shkurt, ditëlindja e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Kuti Akti i deklatrimit të pavarësisë së Kosovës shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm në historinë moderne të Kosovës”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se shpallja e pavarësisë e Kosovës para 15 viteve ishte rezultat i shumë përpjekjeve dhe sakrificave të skajshme të popullit të Kosovës dhe përkrahjes së partnerëve ndërkombëtar.

Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e ushtarëve të uçk. Që me luftën e drejtë arritën ti përfshijnë edhe aleatët ndërkombëtarë që më 1999 na ndihmuan të çlirohemi nga serbia”, është shprehur ai.

Krasniqi: 17 Shkurti nuk mund të kuptohet pa Hashim Thaçin

Në seancën solemne të Kuvendit, kanë folur edhe liderët e partive opozitare.

Edhe ata, kanë uruar qytetarët këtëë ditë, duke kujtuar sakrificën e gjithë popullit të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përmendur emrat e të gjithë atyre që kanë kontribuuar për shpalljes e pavarësisë së Kosovës.

Adresimin e tij e ka filluar duke kujtuar leximin e Deklaratës së Pavarësisë nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se pa emrin e tij nuk mund të kuptohet Dita e Pavarësisë.

Krasniqi ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët tani gjenden në Hagë.

Ai është shprehur i bindur se ata do të kthehen fitimtar në Kosovës.

Historia moderne e Kosovës është e lidhur me emrat e tyre dhe veçmas me Hashim Thaçi, pa emrin e të cilit 17 shkurti si datë dhe shpallja e pavarësi si ngjarje nuk mund të kuptohen as si të plote dhe as si te sakta” , ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Adbixhiku, ka folur për shumë momente historike, përfshirë rrugëtimin ditor të Ibrahim Rugovës nga udhëkryqi i Velanisë, të cilin e quajti si “ati themeltar të shtetit të Kosovës”.

Rrugëtimi ditor i Ibrahim Rugovës në udhëkryqin e Velanisë, ishte rrugëtim i bërë në emër të secilit për një të ardhme që do të tejkalonte secilin. Çdo rrugë e tij, e njeriut që yjet politike i kishin dhënë kahje të atit themeltar të shtetit të Kosovës, e bartes së barrës së lëvizjes së Kosovës për liri e pavarësi” – tha Abdixhiku.

Në fjalimin e tij, z. Abdixhiku përmendi edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e sakrificën e familjes Jashari.

Hovenieri me video-urim ku Hashim Thaçi shfaqet disa herë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka botuar një video në të cilën uron popullin e Kosovës për ditën e pavarësisë.

Në 15 vjetorin e pavarësisë, ai ka theksuar mbështetjen dhe marrëdhënien e mirë që ShBA-ja dhe Kosova ka pasur gjatë këtyre viteve.

Në videon gati 2-minutëshe, ambasadori tregon për mbështetjen që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës. Natyrisht, ambasadori foli edhe për zhvillimin e hovshëm të Kosovës gjatë këtyre 15 viteve, duke theksuar se marrëdhënia e mirë do të vazhdohet të thellohet.

Do të vazhdojmë të thellojmë këtë partneritet sepse në thelb marrëdhënia jonë ka të bëjë me vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demorkacisë, pavarësisë dhe diversitetit.” – theksoi ambasadori amerikan.

Në videon e ambasadorit shihen disa figura të rëndësishme të politikës kosovare, përfshirë ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin deri tani liderët aktual të Kosovës e kanë shmangur ta përmendin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img