13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Sejdiu: Kosova e ka për borxh ta krijojë Asociacionin, por jo siç e kërkon Beogradi

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka folur për periudhën e shpalljes së pavarësisë, paketën e Marti Ahtisarit, zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Sejdiu komenton këmbënguljen e komunitetit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, e cila thotë se Asociacioni krijon një pushtet të tretë që do ta bëjë jo funksional shtetin e Kosovës.

Ish presidenti shprehet se Kosova ka borxh ta ndërtojë një mekanizëm, por jo si e kërkon Beogradi për komunitetin serb të Kosovës.

“Unë besoj që Kosova ka borxh ta ndërtojë një mekanizëm, por jo si e kërkon Beogradi për komunitetin serb të Kosovës. Mund të krijohet një Asociacion një mekanizëm i bashkëpunimit të ndërsjellë të komunave serbe për çështje të implementimit të politikave që janë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, që janë të përputhshme me gjithë sistemin legjislativ të saj dhe me strukturën shtetërore në hierarkinë shtetërore. Çdo insistim i daljes jashtë saj dhe i një mekanizmi që përjashton esencën e të qenurit të Kosovës një subjekt që është tërësia territoriale dhe i mekanizmave të veprimit të shtetit të Kosovës, do të rrezikonte shtetin e Kosovës”, shprehet ai në një intervistë për DW.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img