3.7 C
Pristina
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

spot_img

Pro apo kundër bashkimit kombëtar, si përgjigjet Presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për mediumin katalonas, “El Periodico”, ka folur mbi përshtypjet e saj për bashkimin kombëtar me Shqipërinë.

Kur u pyet nga ky medium lidhur me këtë ideal, Presidentja tha se shpalljen e pavarësisë së Kosovës e sheh si fillimin dhe fundin e gjithçkaje, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ajo tha se është punuar pikërisht për një Kosovë të pavarur, kështu duke u deklaruar kundër bashkimit kombëtar.

“Ne kemi sakrifikuar dhe punuar për një Kosovë të pavarur dhe sovrane dhe puna ime do të vazhdojë t’i kushtohet vetëm Kosovës së pavarur dhe sovrane. Shpallja e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës janë fillimi dhe fundi i gjithçkaje që bëj”, deklaroi ajo në intervistë për “El Periodico” të Katalonisë.

Osmani po ashtu ka thënë se është çështje kohe deri kur Kosovës t’i vinë njohje të reja, me theks te pesëshja skeptike e Bashkimit Evropian.

“Sa i përket pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, besoj se jemi në rrugën e duhur dhe do të gjendet një zgjidhje. Pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm, kështu që ne jemi këtu për të vazhduar të jemi shtet i pavarur dhe sovran, është vetëm çështje kohe se sa shpejt disa vende e zyrtarizojnë vendimin e tyre për të na njohur”, tha ajo për mediumin. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img