4.5 C
Pristina
Saturday, February 1, 2025

Buy now

spot_img

Abazi: Nuk do të votoj kurrë kundër qeverisjes së Albin Kurtit, as nuk i bashkëngjitem ndonjë partie tjetër

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi edhe përkundër pakënaqësive në partin e tij, ai ka thënë se nuk do të votoj kurrë kundër qeverisjes së Albin Kurtit, dhe as nuk mendon t’i bashkëngjitet ndonjë grupi tjetër parlamentar.

 

Abazi ka thënë se këta deputetë janë vlerë e shtuar e demokracisë brenda LVV-së.

“Unë nuk do të votoj kurrë kundër qeverisjes së Albin Kurtit, dhe edhe po të largohesha nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, nuk mendoj t’i bashkëngjitem ndonjë partie tjetër, ani pse kjo është çështje hipotetike” ka thënë ai, në  Debat Plus të RTV Dukagjini.

Kujtojmë se së fundmi deputeti Abazi është bërë temë diskutimi lidhur me deklaratat e pakënaqura ndaj partisë së cilës i përket, Vetëvendosjes. Së fundmi ai ka folur edhe rreth mostrave të zhdukura të ish aktivistit Astrit Dehari,për të cilat pretendon se fajtorët gjendjen brenda Vetëvendosjes./PrishtinaPress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img