3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rasti Dehari, Kica Xhelili: Qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë, IML-së e Prokurorisë nuk mund t’i falet asnjë sekond më tepër

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas deklaratës së deputetit të VV-së, Haki Abazit lidhur me rastin e Astrit Deharit.

“Mostrat e Astrit Deharit nuk janë vetëm dëshmi. Janë ZË për të vërtetën! Zëri i tij!

Qeverisë e sidomos Ministrisë së Drejtësisë nuk mund t’i falet ASNJË sekond më tepër për çdo ditë që kalon pa këtë të VËRTETË! Njësoj vlen për Institutin e Mjekësisë Ligjore e Prokurorinë. KU janë mostrat? KU janë inçizimet? KUSH e ka ndërmend të jap përgjegjësi në këtë vend pa cinizëm përçarës politik?

 “Demokracitë nuk vdesin gjithmonë në errësirë. Ato vdesin me dritat e ndezura, nga njerëz të zgjedhur me mjete demokratike.” – thuhet në librin “Si vdesin demokracitë”, nga dy shkenctarë politik të Universitetit të Harvardit.

Kjo mungesë e transparencës; kjo gjuhë përçarëse e kjo mungesë absolute e dhënies së llogarisë po na lëndon demokracinë, hapur e me të gjitha dritat ndezur”, thotë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img