Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Daut Haradinaj e ka quajtur sot nënkryetaren e këtij komisioni Ganimete Musliu si simpatiken e këtij komisioni.
Por, deputetja Musliu tregohet modeste, pa iu lumturuar komplimenteve të kolegut të saj.
Ajo e ndien veten rehat atëherë kur është e suksesshme në misionin e saj si përfaqësuese e qytetarëve.
E, Daut Haradinaj si duket mbeti i habitur nga reagimi i deputetes Ganimete Musliu, ai madje ishte duke pritur falënderim për komplimentin që i dha koleges së tij nga radhët e PDK-së, shkruan Kosova Post.
Më poshtë gjeni videon e siguruar nga Kosova Post në mbledhjen e sotme të Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së .
https://www.youtube.com/watch?v=h45DB4TnD5o