Madje, në një konferencë për media drejtori i Pronës, Dren Kukaj, ka përmendura edhe emra e atyre që do tu merren banesat, ndonëse kontrata disave u skadon në fund të vitit, e disave në vitin tjetër. Drejtori i Pronës bëri të ditur se përfitues të banesave komunale kanë qenë kryesuesi i Asamblesë Komunale Halim Halimi i cili e ka përfituar banesën si ish drejtor, Sabedin Haxhiu, Muhamet Gashi, Agim Dibrani, asamblisti, Shmesi Veseli etj. Por, as Kuka, as Ahmeti nuk e kanë përendur banesën e ish kryetarit të Prishtinës, Imset Beqiri e cila ishte dhenë në shfrytëzim në procedura të njëjta sikur të tjerëve.
Lajmi.net e ka siguruar listën e stafit politikë dhe familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, ku këto kategori janë në një listë të përbashkët. Kjo listë figuron në ueb-faqen e Komunës tek Vendimet e miratuar të Asamblesë së Komunës së Prishtinës në vitin 2007. Ndërkaq, lista e stafit civil dhe e ish ekzekutivit të Komunës nuk figuron tek vendimet e vitit 2008.
Nga këto banesa kanë përfituar familja e Adem Jasharit, komandantit të UÇK’së, familja e Ahmet Krasniqit, dëshmor i kombit, familja e Jusuf Gërvallës, familja e Zahir Pajazitit dhe ajo e Xhemajl Mustafës. Në këtë listë janë edhe disa nga këshilltarët komunalë të Prishtinës, të pozitës dhe të opozitës. Nder ta është, ish asamblisti i AAK-së, Shefqet Sylejmani, Shemsi Veseli, Vesl Veseli, Sabri Simnica, etj. Në një bisedë për lajmi.net, Shmesi Veseli ka thënë se kontrata me Kuvendin Komunal i skadon rreth muajit nëntor të këtij viti dhe se është i gatshëm ti nënshtrohet procedurave ligjore, por ka kërkuar nga Ahmerti që ta rris më shumë buxhetin e Komunës, duke liruar pronat e uzurpuara dhe të marrë para nga ato prona që janë të lëshuara me qira, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, sipas Komunës përfituesit e banesave të ndërtuara nga Komuna e Prishtinës në Bregun e Diellit tek stafi civil dhe ekzekutiv janë emrat e ish-drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Halim Halimi renditët në listë i parë ndër 20 përfituesit nga brenda komunës dhe njerëzve të lidhur me komunën (si punëtorë të institucioneve nën menaxhim të komunës), pastaj, Agim Dibrani, Qazim Çunaku e Muhamet Gashi etj. Banesa kanë përfituar edhe anëtar bordesh të ndërmarrjeve komunale, siç është Sabedin Haxhiu, për një kohë kryetar bordi në Ndërmarrjen Publike Banesore, Përfituese në këto banesa, është edhe doktoresha Emine Preteni. Mbetet të shihet nëse Ahmneti do të mund t’i largoj keta emra nga banesat në këtë vit, pasi kanë kontratë deri në vitin tjetër dhe Ahmetit i skadon mandati në dhjetorë.
Me 24 majë 2005 Kuvendi i Komunës së Prishtinës i ka ndarë banesë edhe sekretarit të tanishëm të LDK-së, Ismet Beqirit, i cili në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit të Prishtinës. Bile, kjo përbënte edhe një ratë të pa precedent, ngase ne fund të vendimit të miratuar në asamble ishte nënshkruar vetë Beqiri. Por, çuditërisht, këtë pronë komunale, duke shfrytëzuar ligjet aktuale në fuqi Ismet Beqiri këtë pronë e ka futur nën emrin e tije. Mandej, vendimin për kalimin e pronës komunale në private ia ka lëshuar ekzekutivi i Komunës së Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti. Vendimi është nënshkruar nga drejtoresha e Kadastrit, Nora Kelmendi. /Lajmi.net/