4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ishin të ndërtuara dobët, gazetarja then me dorë betonin e ndërtesave të rrënuara në Turqi

Mediat turke po e përcjellin nga afër gjithë tragjedinë që ka ndodhur në 10 provinca të Turqisë që nga goditja e tërmetit të fuqishëm më 6 shkurt.

CNNTurk ka qëndruar në provinca nga ku ka raportuar vazhdimisht.

Në Kahramanmaras, gazetarja u ka treguar shikuesve një shembull të cilësisë së betonit të dobët të përdorur në ndërtesat të cilat pothuajse krejtësisht janë bërë rrafsh me tokën.

Gazetarja e CNN-it të Turqisë e ka thyer betonin me duar, material që në kushte normale do të duhej të thyhej me çekiç.

Ajo ka thënë se ekipet që po punojnë në rrënoja në Kahramanmaras, kanë marrë copa provash nga aty për t’i përdorur si dëshmi për mënyrën si janë ndërtuar ndërtesat.

Në Turqi dhe Siri numri i njerëzve të vdekur ka shkuar në mbi 41 mijë. Tërmeti 7.8 ballësh i së hënës ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa konsiderohet të jetë katastrofa më e madhe në 100 vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img