Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se ka diskutuar sot me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Trusk si dhe Presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, për nevojën e përshpejtimit të integrimit të Kosovës në BE dhe për liberalizimin e vizave.
Sipas Thaçit vonesat e BE-së vetëm se po e dëmtojnë kredibilitetin dhe po e zbehin përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për këtë proces, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe me Presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, sot diskutova për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës në BE dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.
Vonesat e BE-së vetëm sa po e dëmtojnë kredibilitetin dhe po e zbehin përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për këtë proces.
Angazhimi politik dhe gjeostrategjik i BE-së është qenësor për Kosovën dhe rajonin, sepse ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. HTH