-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: UP është institucioni me i rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 53-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës tha se në shtetësinë dhe pavarësinë e Republikës sonë nuk ka institucion me rol dhe kontribut më të madh se Universiteti i Prishtinës.

“Historia e Universitetit të Prishtinës, e ndanë historinë e Kosovës në dy epoka të cilat për kufi e kanë vitin 1970: në epokën e Kosovës pa universitet dhe në epokën e Kosovës me universitet”.

Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në shënimin e 53-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Duke folur për historinë e Universitetit të Prishtinës para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Kurti tha se si vendi ku studiohet universalja, universiteti e ka në imanencën e tij publiken, pra, edhe politikën. Andaj, themelimi i një universiteti është gjithmonë edhe një akt politik. “Ishin demonstratat e vitit 1968 me parullën Du’m Universitet, ato që krijuan kushtet edhe politike për themelimin e Universitetit të Prishtinës”, tha kryeministri Kurti.

Më tej në fjalën e tij, kryeministri tha se nuk ka akademik, intelektual e politikan, jo vetëm nga Kosova por edhe nga Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës, nga Sanxhaku e Mali i Zi që nuk ka kaluar nëpër bankat e Universitetit të Prishtinës. Madje, siç tha ai, as demonstratat qytetare e as luftën çlirimtare nuk mundemi as t’i mendojmë se lëre më t’i studiojmë a analizojmë pa Universitetin e Prishtinës.

E sot, në shtetësinë dhe pavarësinë e Republikës sonë nuk ka institucion me rol dhe kontribut më të madh se Universiteti i Prishtinës. Andaj, ai shtoi se, “Universiteti, me profesorët dhe studentët e ndoqën për disa dekada në radhë të parë idenë e shtetformimit, prandaj ju tani, këtu, kudo edhe në vijim nuk keni pse të tërhiqeni në radhë të dytë në fushën e pafundme të shtetndërtimit”.

Për dekadën e gjashtë e Universitetit të Prishtinës, kryeministri Kurti uroi që të jetë dekadë e përplotësimit të mëtutjeshëm, me praktika mësimdhënieje të avancuara, me studentë të përkushtuar dhe shembullorë, me hulumtime shkencore si dhe publikime e botime edhe ndërkombëtare, si dhe me kontribut të vazhdueshëm, të përditshëm në sferën publike, në shoqërinë e në shtetin tonë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img