-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Drejtësia për gratë e dhunuara po vonohet

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se drejtësia për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë po vonohet.

Në një takim që Tahiri ka pasur me kryetarin e Këshillit të Europës, Nils Muiznieks, ka deklaruar po ashtu edhe çështja e të pagjeturve po ashtu po vonohet dhe se OKB-ja nuk i ka marrë me seriozitet peticionet e qytetarëve të Kosovës lidhur me luftën e fundit.

unnamed-2

Ministrja Tahiri theksoi se ajo ka iniciuar peticionin për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe se pret që OKB të veproj duke zbatuar rezolutat e saj, të cilat nuk duhet të mbeten vetëm në fjalë e kampanja.

Kurse nga ana e tij komisioneri Muiznieks, ka shtuar se Këshilli i Europës është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e fushave në aspektin ekonomik, arsimor, të drejtësisë tranzicionale duke thënë se Kosova ka shënuar progres në zhvillimin e vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img