Kryeqyteti po mbushet me ndërtesa të reja çdo ditë. Por asnjë nga tyre s’është jetësim i projektit që ishte premtuar nga Lëvizja Vetëvendosje për çiftet e reja, dy vite më parë kur kjo parti bënte fushatë zgjedhore.
Planprogrami “Krejt dhe Drejt” ia siguroi Vetëvendosjes pushtetin, por çka është realizuar deri më tash e çka jo.
Padia kundër gjenocidit serb ishte kryefjala e premtimeve të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës.
Mirëpo, ajo nuk ndodhi.
Veç në drejtësi, Lëvizja Vetëvendosje premtoi ndryshime rrënjësore edhe në arsim.
Por, 160 çerdhet e premtuara nuk shihen askund.
Për më tepër, javë më parë, ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci u arsyetua për mungesën e tyre.
As qendra multifunksionale e sportit, ende s’është ndërtuar.
Nga premtimet e dhëna është realizuar ndihma juridike falas për qytetarët, ka filluar procesi i Vettingut e është miratuar edhe ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Nga Ministria e Financave janë ndarë shtesat për fëmijë deri në moshën 16 vjeçare.
Por çka thonë qytetarët për punën e Vetëvendosjes në pushtet?
Monitoruesit e punës së Qeverisë, nga Lëvizja Fol, janë të zhgënjyer me punën e Qeverisë.
Demolli thekson faktin se kjo Qeveri njihet për jotrasparencë.
Në anën tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj thotë se Kosova ka pësuar regres edhe në politikë të jashtme.
Gjendjen në Shëndetësi, Kadriaj e sheh si kritike.
T7 kërkoi deklarim edhe nga partia e Lëvizjes Vetëvendosje, por ata nuk dhanë përgjigje gjatë ditës së martë.