1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

MMPHI i ndërpren punën kompanisë së betonit në Vushtrri, nuk i kishte plotësuar kushtet për leje mjedisore

Në vazhdën e përmbushjes së obligimeve ligjore, punëve te planifikuara me plane vjetore si dhe obligimeve të marra nga memorandumi i bashkëpunimit me institucionet si Policia e Kosovës, KPMM, Inspektorati i Agjencisë Pyjore, si dhe inspektoratet komunale, për parandalimin e degradimeve mjedisore dhe aktivitet tjera te jashtëligjshme, me datën 13.03.2023, Inspektorati i MMPHI-së, së bashku me Inspektoratin e KPMM-së dhe Policinë e Kosovës, ka ekzekutuar vendimin për ndërprerje të punëve ndaj kompanisë “Florenti Trans” sh.p.k, bazë Betoni në Vushtrri.

O.E. ka qenë në procedurë për tu pajisur me “Leje Mjedisore” dhe i njëjti, nuk ka plotësuar kushtet e pëlqimit mjedisor për tu pajisur me këtë dokument, prandaj edhe është marrë masa e ndalimit të punës, kështu duke ju vendosur edhe ndalesa përmes shiritave. 

Kjo ndalesë do të zgjasë derisa i njejti të plotësojë kushtet e dala nga Pëlqimi Mjedisor dhe të pajiset me Leje Mjedisore.

Zbatimi i kësaj mase do të mbikëqyret nga institucionet e cekura si më lartë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img