1.7 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Policia arreston tre persona të dyshuar për ‘fajde ’

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori  i  Hetimit të Krimeve Ekonomike-Prishtinë, të asistuar edhe nga Stacioni Policor Gjilan, sot ka zbatuar urdhëresën e Gjykatësit të Procedurës Paraprake te Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrollimin e tri  lokacioneve- dy shtëpi banimi në Gjilan , dhe një në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Këto lokacione kanë qenë pronë e të dyshuarve  A.H. 1978, A.Xh. 1978 dhe A.R. 1981, të cilët janë arrestuar për dyshimin e përfshirjes në veprën penale ,,Fajde”.

Me këtë rast janë konfiskuar 3000 Franga Zvicerane dhe 1000 EURO, 3 telefona mobil,  si dhe fletore për shënime dhe dokumente të ndryshme (kontrata për shitblerjen e veturave).

Pas zbatimit të kontrollit janë intervistuar tre të dyshuarit të cilëve me urdhër të prokurorit të rastit të PTH-Gjilan ju ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img