-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mediat serbe: Ripërtërihet linja ajrore Prishtinë – Beograd

Qeveria serbe ka formuar një grup punues për normalizimin e trafikut ajror në Ballkan, i cili duhet të gjejë mënyrën për të rivendosur linjën ajrore civile në mes të Beogradit dhe Prishtinës, mëson “Blic”.

Me fjalë të tjera, Beogradi krijon parakushtet që në dialog me Prishtinën , pas 18 vjetësh, të ripërrtërihet transportit ajror komercial. Dialogu duhet të kryhet edhe rreth hapjes së hapësirës ajrore për trafikun civil mbi Kosovën, e cila për Beogradin tani është e mbyllur, kështu që ky trup punues i Qeverisë do të duhet të merret me këtë çështje, shkruan Blic, përcjellë Gazeta Express.

Çështja e tretë që do të jetë përgjegjësi e këtij grupi punues është e lidhur me rivendosjen e radarëve në Kopaonik për qëllime ushtarake dhe civile, i cili është hequr në vitin 1999. Këto apo edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me normalizimin e trafikut ajror nga ana serbe do të zgjidhen prej një grupi punues prej 15 përfaqësuesve të të gjitha institucioneve relevante të Serbisë, i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq.

Burimi i “Blic” nga Nemanjina 11 tregon se kjo është një çështje shumë e rëndësishme që me Prishtinën do të kryhet nën mbikëqyrjen e Brukselit.

“Krijimi i trafikut ajror me Prishtinën është pjesë e marrëveshjes së Brukselit, por ne duhet të kujdesemi që të mos biem në grackën e Prishtinës që me anë të kësaj mos të na imponojë kontrollin e pjesës së poshtme të hapësirës ajrore i cili për trafikun civil nuk ka rëndësi. Kjo është zona nën 8.000 metra, e cila është e lidhur me sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit dhe rreth kësaj në përgjithësi nuk duhet të flasim, sepse për trafikun ajror është e rëndësishme hapja e hapësirës ajore mbi 8,700 metra. Duhet të dini se Beogradi nuk është i interesuar vetëm për shkak të obligimeve nga Brukseli, por edhe për arsye serioze komerciale”, ka shpjeguar bashkëbiseduesi për “Blic”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img