1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

10-vjeçarja shpëtohet nga rrënojat pas 183 orësh

Një 10- vjeçare u shpëtua 183 orë pas tërmetit, nën rrënojat e një pallati në provincën Hatay të Turqisë, raporton TRT Haber.

Një orë më parë, një djalë 13-vjeçar është nxjerrë i gjallë në të njëjtën zonë.

Në të njëjtin qytet në provincën Hatay, një grua 70-vjeçare, Nurai Gurbouz, u shpëtua pas 178 orësh nën rrënoja. Herët në mëngjes, Anadolu Agency raportoi se një djalë 7-vjeçar, Mustafa, u shpëtua në provincën Hatay.

62-vjeçarja Nafize Yilmaz u nxor e gjallë nga rrënojat në qytetin Noordagi, në të njëjtën provincë. Gruaja 62-vjeçare dhe djali 7-vjeçar mbetën të bllokuar për 163 orë përpara se të shpëtoheshin të dielën.

Sibel Kaya, 40 vjeç, u nxorr nga rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në provincën Gaziantep, 170 orë pas tërmetit.

Ndërsa shpresat për të gjetur më shumë të mbijetuar në rrënojat po shuhen, numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Sirinë fqinje tashmë ka tejkaluar 37,000. /abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img