Numri i të vdekurve nga tërmetet e tmerrshme në Turqi dhe Siri ka kaluar shifrën 33 mijë.
Atje, si pasojë, operacionet e dëshpëruara të shpëtimit po vazhdojnë për të shtatën ditë radhazi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thonë se rreth 6,500 ndërtesa në Turqi janë shembur dhe shumë janë dëmtuar në zonën e tërmetit, e cila prek rreth 13 milionë njerëz.
Ndërkohë janë publikuar shumë pamje të dhimbshme dhe tronditëse – por edhe të tilla që të bëjnë të mendosh se ka shumë humanistë të guximshëm në botë.
Në këtë drejtim janë publikuar edhe disa pamje që thuhet se vijnë nga një spital në Turqi, të regjistruara në momentin e tërmetit.
Sağlıkçılarımız şahane insanlar????#GaziantepBüyükşehir İnayet Topçuoğlu Hastanemiz yenidoğan yoğun bakım ünitesinde, 7.7'lik #deprem esnasında minik bebekleri korumak için Hemşire Devlet Nizam ve Gazel Çalışkan tarafından gösterilen gayreti anlatacak kelime var mı?
???????????????????????? pic.twitter.com/iAtItDlOwb
— Fatma Şahin (@FatmaSahin) February 11, 2023
Videoja e dy infermiereve turke që vrapojnë për të mbrojtur foshnjat gjatë tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 është bërë virale në internet.
Infermierët, Devlet Nizam dhe Gazwl Caliskan, zgjodhën të mbronin foshnjat gjatë lëkundjeve në vend që të largoheshin nga ndërtesa.
Pamjet janë shpërndarë edhe nga ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.
“Gjatë asaj tronditjeje vendimtare, dy infermiere treguan një sjellje të paharrueshme. Në vend që të dilnin jashtë, infermieret e që punonin në Spitalin Gaziantep İnayet Topçuoğlu, Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal u përpoqën të parandalonin që inkubatorët me foshnja të rrëzoheshin”, ka shkruar Koca në Twitter.
O can alıcı sarsıntı sırasında iki hemşire arkadaşımız unutulmaz bir davranış gösterdi. Gaziantep İnayet Topçuoğlu Hastanesi Yeni Doğan Yoğun Bakım Ünitesinde görevli Devlet ve Gazel hemşireler dışarı çıkmak yerine bebeklerin bulunduğu kuvözlerin devrilmesini önlemeye çalıştılar. pic.twitter.com/ikCoqqpU9M
— Dr. Fahrettin Koca (@drfahrettinkoca) February 12, 2023