11.9 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori rus në Beograd dyshon në insistimin e perëndimit për Asociacionin

Ambasadori rus në Beograd, Bocan-Kharchenko, dyshon në “presionin” e perëndimit në drejtim të kryeministrit, Albin Kurtit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjatë një interviste ai është pyetur nëse “perëndimi e ka vendosur Kurtin në një qoshe për themelimin e AKS.

“Sa herë që Perëndimi e ngre Asociacionin në në një nivel me sa duket prioritar, unë jam dyshues. Sidomos duke pasur parasysh se po përpiqeshin ta harronin disa përfaqësues të Perëndimit as që e përmendnin këtë detyrim prej vitesh”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht kërkojnë nga Kosova ta zbatojë marrëveshjen e Asociacionit e nënshkruar në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015.

“Të paktën sipas ndjenjës dhe kuptimit tim, ka një vakum për nga përmbajtja. Nuk është e thënë që të krijohet një institucion efektiv, i cili ka kompetencë të sigurojë mbrojtjen dhe të drejtat e serbëve. Nuk ka një gjë të tillë, por gjatë rrugës ka disa deklarata, si p.sh., do të duhet ende të flasim, të negociojmë, ofrohen disa shembuj evropianë, disa fondacione japin propozimet e tyre, të cilat, natyrisht, e kthejnë Asociacionin në një OJQ. Pa përmbajtjen e arritur tashmë në Bruksel, Asociacioni nuk do të bëhet institucion i nevojshëm për serbët në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Më pas ai ka folur edhe për qasjen e kryeministrit Kurti për Asociacionin.

“Së dyti, le të marrim qëndrimet e Kurtit ndaj kësaj çështjeje. Ai tha se ka parakushte: Asociacionio duhet domosdoshmërisht të futet në Kushtetutën e Kosovës, që natyrisht është e pamundur nëse mendojmë për modelin e Brukselit. Ajo ende kërkon të jetë shumëkombëshe. Dhe duke dhënë pëlqimin për bisedime të mëtejshme në bazë të planit, ai nuk e tërhoqi qëndrimin e tij bazë, fillestar, se normalizimi nënkupton që Beogradi ta njohë Kosovën, apo siç thotë ai, njohjen reciproke. Sikur Serbia kërkon njohje nga Kosova. Kjo është qesharake”, ka deklaruar njeriu i Kremlinit në Beograd.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Më 31 janar, Ambasada Amerikane në Kosovë kishte ftuar një takim me përfaqësues institucionalë, opozitarë e akterë të tjerë në shoqëri për të diskutuar rreth Asociacionit.

Kjo temë ka përplasur pozitën e opozitën në Kuvend të Kosovës, Kurti ka thënë se Asociacioni “është Zajednica e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”.

Por opozita beson se “Kurti tashmë e ka pranuar Asociacionin“, duke shtuar se ”ka shkelur kauzën e tij”. /Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img