1.7 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Kosova model rajonal në fushën e të drejtave të njeriut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Gjatë takimit, është biseduar për çështje që lidhen me avancimin e të drejtave të njeriut, për lirinë e mediave dhe shumë aspekte tjera të zhvillimeve në Kosovë.

Duke e njoftuar për progresin e madh që është arritur në Kosovë në fushën e të drejtave të njeriut, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancim të mëtejmë, në përputhje me standardet më të larta evropiane.

“Kosova, me përkushtimin e saj shumëvjeçar në aplikimin e standardeve dhe vlerave më të avancuara të të drejtave të njeriut, është bërë model rajonal e më gjerë në njohjen dhe zbatimin e të drejtave të njeriut”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur edhe angazhimin e Kosovës për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img