Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme për t’i informuan në lidhje me raportet Kosovë-Serbi pas zhvillimeve të fundit.
Ministri Hoxhaj tha se veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën dhe rajonin janë qasje provokuese dhe nuk janë raste të izoluara. Hoxhaj tha se provokimet e Serbisë kanë qasje zinxhirore, ndërsa deklaroi se Serbia po përgatitet për skenarë të tjerë të provokimeve ndaj Kosovës.
“Qasja e Serbisë ndaj Kosovës dhe rajonit është qasje e provokimeve sistematike dhe nuk është aspak rast i izoluar. Provokimet sistematike të Serbisë nuk kanë mbaruar por ajo po përgatitet për më shumë skenarë të provokimeve ndaj vendit tonë dhe rajonit”, ka deklaruar Hoxhaj.