1.7 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi për Bruksel në takim me krerët e BE’së: Do të flasim për vizat dhe për FSK’në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Bruksel ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, me të cilin thotë se do të bisedojnë për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe komisionit Europian, për liberalizimin e vizave dhe të ardhmen e FSK’së

Thaçi në Facebook ka treguar se është rrugës për Bruksel. Atje do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, me kryetarin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani dhe me presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

“Do të bashkëbisedojmë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, për jetësimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për të ardhmen e FSK-së”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian dhe NATO janë destinacionet e vetme të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img