Një ekip vullnetarësh nga Kosova i kërkim-shpëtimit që po qëndron në Turqi, po ballafaqohet me emocione të ndryshme.
Ata u pikëlluan fort kur ia gjetën pa shenja jete anëtarët e familjes një qytetari turk.
Por, edhe më keq se kaq këta e përjetuan një rast tjetër.
Nga kufomat e mbetura nën rrënoja tash e disa ditë, ka nisur që qyteti të kundërmojë.
E krahas ekipit vullnetar të Kosovës janë edhe ushtarët e Kosovës që shkuan në jug të Turqisë me mision e të cilët po qëndrojnë ditë e natë në terren, raporton Klan Kosova.
Bile, po udhëheqin edhe ekipet e tjera që gjenden në zonën e njëjtë.
Megjithatë, ata thonë se po kanë edhe vështirësi.
E në krah të ushtarëve që udhëtuan drejt Turqisë menjëherë pas kësaj fatkeqësie natyrore, të premten mbrëma me kërkesë të shtetit turk shkuan edhe përforcime.