-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Raportohet për 12 të arrestuar lidhur me shembjen e ndërtesave në Turqi

Sipas agjencisë së lajmeve, DHA, në mesin e të arrestuarve ka edhe kontraktorë.

Të paktën 6.000 ndërtesa janë shembur pas tërmetit 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. Nga ky tërmet kanë vdekur mbi 25.000 persona, dhe kjo ngjarje ka nxitur zemërimin e publikut lidhur me kualitetin e dobët të ndërtimit.

Pritet që të ketë edhe arrestime të tjera, pasi prokurori publik në Dijarbakër – një prej dhjetë provincave që u goditën nga tërmetet – lëshoi urdhër-arreste për 29 persona të shtunën, raportoi media shtetërore.

Një prej të arrestuarve të shtunën ishte një kontraktor i një ndërtese në Gaziantep, raportoi media shtetërore, duke shtuar se ai u gjet nga Policia në Stamboll, shkruan rel.

Ka pasur një valë të hetimeve të nisura nga prokurorët në provincat e goditura nga tërmeti.

Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka urdhëruar prokurorët në dhjetë provincat turke që të themelojnë “zyra hetuese për krime sa i përket tërmeteve”.

Të premten, Policia turke arrestoi një kontraktor të një banese luksoze që u shemb në provincën Hataj. Ai u arrestua në aeroportin e Stambollit, teksa u raportua se po tentonte që të largohej nga shteti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img