6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Përleshje e të shtëna mes grupeve”, dy organizata gjermane pezullojnë operacionet e shpëtimit në Turqi

Dy organizata gjermane të ndihmës pezulluan operacionet e shpëtimit në Turqinë e goditur nga tërmeti të shtunën, duke përmendur problemet e sigurisë dhe raportet për përleshje midis grupeve dhe të shtëna me armë zjarri.

Kërkimi dhe shpëtimi ndërkombëtar gjerman (ISAR) dhe Agjencia Federale e Gjermanisë për Ndihmën Teknike (THW) thanë se do të rifillonin punën e tyre sapo agjencia turke e mbrojtjes civile AFAD ta klasifikojë situatën si të sigurt.

“Mund të shihni se trishtimi ngadalë po ia lë vendin zemërimit. Prandaj ne do të qëndrojmë në kampin e përbashkët me THW për momentin”, tha menaxheri i operacioneve të Isar Steven Bayer për Reuters, duke shtuar se organizatat do të jenë menjëherë të gatshme për të ndihmuar nëse ka ndonjë shenjë se ka të mbijetuar”.

Më herët edhe Austria ka pezulluar operacionin e forcave të saj për arsye të sigurisë.

Autoritetet turke nuk kanë komentuar për ndonjë trazirë në zonë, por presidenti Tayyip Erdogan komentoi situatën e përgjithshme të sigurisë të shtunën, duke vënë në dukje se ishte shpallë një gjendje e jashtëzakonshme dhe se kishte pasë disa grabitje.

“Kjo do të thotë që, që tani e tutje, njerëzit që janë të përfshirë në plaçkitje apo rrëmbime duhet të dinë se dora e fortë e shtetit është mbi kurrizin e tyre”, tha ai gjatë një vizite në rajon./Express/

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img