5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Prokuroria dhe gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite

Ministrja e Drejtësisë , Albulena Haxhiu ka thënë sot se Prokuroria dhe gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite, pikërisht këta sipas saj sot bëjnë zhurmë pa përmbajtje, e mbajnë konferenca pa asnjë kuptim.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se të njëjtit përmes njerëzve në sistem, jo rrallë herë kanë montuar procese politike të gjykimit ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve të saj.

“Veprimet politike për të cilat jemi gjykuar kanë qenë përherë publike, sikurse deklarata ime në cilësinë e të pandehurës në linjë me të drejtat e mia që njihen me legjislacionin në fuqi.

Thirrja ime e vazhdueshme është që prokurorët të ushtrojnë detyrën me profesionalizëm dhe të heqin dorë nga përndjekjet politike, sikurse po bëhet tash e 7 vite”, shkruan ajo.

“Kritika ime është e zëshme dhe e hapur. Jam përjetësisht e hapur për të dëgjuar kritikat e opozitës apo kujtdo tjetër, por në mungesë të tyre, opozita kujdestaron ndaj çdo fjale timen, vetëm sa për të krijuar një situatë, për të shprehur mllef dhe kushedi mbase kanë të drejtë sepse:

Metodat njëzet vjeçare të opozitës për kërcënime dhe pazare nën tavolinë nuk gjenden në Qeverisjen Kurti. Prandaj ka zëra të tillë që sulmojnë sepse brenda dy viteve të mandatit qeverisës kemi ndërmarrë nisma reformuese me qëllim të fuqizimit dhe kthimit të besimit qytetarë në institucione”, shkruan ndër të tjera ministrja.

Lexoni të plotë disa nga siç i quan ministrja iniciativa që përfundimisht shteti i Kosovës do të kalojë në një nivel tjetër më të lartë sa i përket drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img