Dy vajza të mitura u raportuan të zhdukura nga familjet e tyre ditën e djeshme në Podujevë. Ato kishin dal nga shtëpia dhe nuk dihej për vendndodhjen e tyre.
Gjatë hetimit, Policia e Kosovës kishte gjetur vajzat në një kafiteri në Prishtinë.
Vajzat ishin të shoqëruar me dy djem, ku njëri prej tyre ishte i mitur. Pas gjetjes së tyre ato janë kthyer në shtëpi ndërsa rasti është duke u hetuar.
”Podujevë 10.02.2023 – 11:20. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafiteri në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur. Viktimat janë kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.