Banorët e Big Brother VIP Albania kanë realizuar një sfidë të radhës që ishte “Cabare Show”.
Ata u caktuat që të performojnë këngë, vallëzim, monolog apo ndonjë interpretim tjetër.
Një performancë e veçantë ishte ajo e moderatores Kiara Tito, e cila këndoi këngën e artistes me famë botërore, Beyonce “Crazy in Love”.
Perfomanca e saj u përmbyll me një puthje plot pasion me banorin tjetër, tashmë partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli.
Por, më pas Kiara ka bërë edhe një deklarate dashurie për Luizin teksa po shprehte një pjesë të veçantë që ka kaluar në rrugëtimin e saj në BBVA.
“Unë këtu jam shumë e lumtur sepse kam njohur dashurinë e jetës time”, u shpreh Kiara për Luizin.
@artistikshqip
Kujtojmë që çifti rreth dy javë më parë realizuan një dasmë në kuadër të lojës në shtëpinë e famshme dhe pikërisht në atë ceremoni Kiara ia dhuroi puthjen e parë Luizit.
Që nga ajo kohë ata po vazhdojnë të ndajnë momente romantike dhe intime me njëri-tjetrin.