Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas deklaratës së sotme të ministres Albulena Haxhiu.
Ministrja e Drejtësisë kishte kërkuar që të tërhiqej aktakuza ndaj saj, lidhru me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, gjatë kohës kur LVV ishte në opozitë.
Sipas Lushaku-Sadriut, po të ndodhte ky kërcënim në ndonjë shtet tjetër demoktarik, Haxhiu ose do të dorëhiqej, ose do të shkarkohej.
“Kosova ka nevojë për prokurorë që nuk dorëzohen, posaqërisht kur kërcënohen nga ministra. Për të mirën e Kosovës!” ka thënë mes të tjerash Lushaku-Sadriu.
Ky është reagimi i plotë i saj:
Si, asnjëherë më parë, një ministre e paska kërcënuar prokurorin e shtetit duke i thënë ‘dorëzohu’. Ministrja e drejtësisë Haxhiu.
Po të ndodhte ky kërcënim në ndonjë shtet tjetër demokratik, ende pa kaluar dita do të pasonte dorëheqja ose shkarkimi. Por, kur nuk po shkarkohet ende ambasadori milioner Martini, pse me dhanë dorëheqje ministrja Haxhiu?!
Kosova ka nevojë për prokurorë që NUK DORËZOHEN, posaqërisht kur kërcënohen nga ministra. Për të mirën e Kosovës!